Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare – BNR, paraqiti në Këshillin e Mediave Elektronike kërkesë për zgjidhjen para afatit të kontratës së punës. Këshilli shprehu shpresë, se Andon Balltakov do të mendojë dorëheqjen.
Drejtori Balltakov tha para programit “Horizon” të BNR se është i indinjuar nga mungesa e vullnetit për ndryshim të rregullores normative, i cili të garantojë radion publike të pavarur dhe të lirë pa ndërhyrje politike.
Drejtori i përgjithshëm tha, se Ministria e Kulturës e falsifikoi mendimin e tij gjatë diskutimit të ndryshimeve të Ligjit për Radion dhe Televizionin. Balltakov bëri thirrje që për këtë akt ministri i kulturës Boill Banov të japë dorëheqje.
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..