Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do të kërkojë mundësi për t’i ndihmuar sektorët e prekur

Denica Saçeva
Foto: BGNES

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kërkojë mënyra që të ndihmojë me mjete evropiane punëdhënësit, të cilët duhet ta ndalojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, tha para gazetarëve Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.

Sipas fjalëve të Ministres, e cila mori pjesë në një mbledhje të Komisionit Social Parlamentar, do të kërkohet vendim për të gjitha veprimtaritë e prekura ekonomike. Po mendohet edhe një mekanizëm për dëmshpërblime direkte të punonjësve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësit.

Në kuadrin e buxhetit të sigurimit shoqëror janë parashikuar rreth 350 mln euro për papunësi dhe në qoftë se ajo kufizohet deri në 7% nuk ka pengesa që me ndryshime të brendshme t’i drejtohen më shumë mjete masës 60/40, vuri në dukje Saçeva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 qershorin 2025

Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..

botuar më 25-06-04 7.35.MD
Nga e majta në të djathtë - ministrja e financave Temenuzhka Petkova, kryeministri Rosen Zheljazkov, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare Dimitër Radev

Qeveria do të punojë për një tranzicion të qetë në euro

"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë bullgare, e cila në fund të viteve 90-të nisi rrugën për të qenë pjesë e bashkimit të vendeve të..

botuar më 25-06-04 6.42.MD
 Roberta Mecolla

Roberta Mecolla mirëpret vlerësimin e gatishmërisë së Bullgarisë për euron

Në lidhje me përfundimet pozitive të raportit të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron nga 1 janari 2026, përshëndetjen e shkurtër për vendin tonë e drejtoi Roberta Mecolla, presidente e Parlamentit Evropian. "E përshëndes..

botuar më 25-06-04 5.14.MD