Na vjen keq për pamundësinë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i afrojnë maksimalisht institucionet e tyre gjatë Presidencës së përbashkët bullgaro maqedonase të Procesit të Berlinit për shkak të shpërthimit të papritur të pandemisë së Covid-19. Këtë e tha ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov më 28 tetor gjatë mëngjesit të parë të punës të zhvilluar në kuadrin e Presidencës bullgaro-maqedonase, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.
Në prani të ambasadorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Gjermanisë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shprehu shpresë që iniciativa për lëvizje me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë ndër temat e takimit të ministrave të ekonomisë në kuadrin e Procesit të Berlinit në Sofje më 5 nëntor."Lobimi, neglizhenca apo madje shkelja e sigurisë kombëtare – si i mëson Shkupi paraprakisht propozimet bullgare në lidhje me dokumentet evropiane?" Kjo pyetje lindi në mënyrë të arsyeshme pasi Kryeministri i fqinjit tonë jugperëndimor, Hristijan..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..