Më 1 nëntor sipas traditës festohet Dita e Gazetarisë Bullgare. Festa shënohet që nga viti 1907 në ditën e festës kishtare të mrekullibërësve Kozma dhe Damjan, të zgjedhur si ditë të shoqatës së parë gazetareske në Bullgari - Shoqata e Gazetarëve të Kryeqytetit.
Kryetari i parë i Shoqatës, e cila është themeluar gjatë vitit 1905, është gazetari bullgar dhe publicist Josif Herbst, i cili u ka lënë si trashëgimi brezave të ardhshëm maksimën: “Askujt për të kënaqur, askujt në kundërshtim”. Sot të drejtat profesionale, sociale dhe sindikaliste të gazetarëve tek ne janë prioritet në punën e Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë, në të cilën anëtarët e kolegjiumit anëtarësojnë mbi parimin vullnetar.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..