Një pjesë e madhe e pikturave të tij rikrijojnë ngjarje historike dhe më në veçanti momente të rëndësishme nga historia bullgare. Vasill Goranov është një nga piktorët tanë më të mëdhenj, i cili krijon vepra me tematikë historike. Ai ka fituar çmimin e tij të parë që në moshën 4 vjeç, ndërsa takimi i parë profesional i piktorit me artin figurativ ka qenë në Universitetin e Veliko Tërnovos, ku është diplomuar në degën e pikturës.
Thuhet se ai ka talentin e madh për ta ndier historinë. Vasill Goranov arrin të rikrijojë nëpërmjet furçës së piktorit me mjeshtëri të madhe ngjarjet e saj kryesore dhe personazhet e famshme. Pikturat e Vasill Goranovit janë krijuar me bojëra vaji dhe janë në pronësi të një numri koleksionistësh bullgarë dhe të huaj. Punimet e tij zbukurojnë faqet e librave shkollorë mbi historinë bullgare, si dhe libra me tema historike.
Më shumë hollësi për këtë krijues origjinal bullgar mund të lexoni në artikullin tonë “Vasill Goranov – piktori i cili e gjallëron historinë bullgare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..
Bollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në institucionet kulturore të qytetit, raportoi BTA. Festimet janë pjesë e një festimi tre-ditor të Ditës së..
Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..
Bollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt..