E zbulova fshatin Smoliçano në sajë të kishës “Shën Anna”-kujtohet Elena Naçeva. Me një shok të saj piktor të ikonave, është dashur që të restaurojnë kishën dhe kështu gjendet në këtë vend të shkëlqyer. “Më pëlqeu shumë, sepse që këtu nuk kalon rrugë automobilistike për në ndonjë vend tjetër. Në qoftë se është rrugë në fshat-le të jetë në fshat, ku dëgjon zogjtë, komunikon me natyrën. Ky fshat sikur më përqafoi, kur erdha për herë të parë. Thash me vete, më shumë nuk do të kërkojmë, ky është vendi!”
Elena nga qyteti Kjustendill, ka kaluar vite të gjata në Itali, në Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara, por vendos të kthehet dhe të realizojë një ëndërr të vet të vjetër, e pikërisht punë në dobi të fëmijëve, të cilët t’i përgatisë për jetën në të ardhme. Prandaj në fshatin piktoresk Smoliçano organizon kamp për fëmijët me emrin shumë domethënës “Jeto me dashuri”.
Fshati i zgjedhur është në bashkinë Nevestino, jo larg kufirit tonë me Maqedoninë e Veriut. Përpara viteve në të ka pasur rreth 900 banorë si dhe fëmijë për dy shkolla. Sot, banuesit janë vetëm 8 veta, kurse godina e vjetër e shkollës tani ka strehuar dhe bashkinë. Sikurse në kundërshtim të rrethanave kohët e fundit aty është themeluar një vatër kulture e re “Probuzhdane 2020” (Zgjim). Përsëri me idenë e Elena Naçevës:
“Duhet që të gjithë të zgjohemi, viti 2020 është viti i ndryshimeve, më në fund vjen koha dhe e ndryshimeve. Ana materiale tanimë nuk do të jetë primare. Duhet t’i mësojmë fëmijët të lexojnë libra, të shkruara në letër . Po ve re, se ata janë kaq të varur nga teknologjitë, saqë nuk dinë dhe adresën e shtëpisë. Prindërit i sjellin dhe i kthejnë me makina kudo. Justifikimi është se, koha në të cilën po jetojmë është më e ndryshme, por në fakt ne po e bëjmë të tillë-plot me tension pa ushtrime shëndetësore për fëmijët”.
Dhjetëra fëmijë vizitojnë kampin veror të fëmijëve “Jeto me dashuri”. Ai gjendet në disa shtëpi të vjetra prej qerpiçi në Smoliçano, por të bëra kështu që të mund të gëzojnë me komoditetin dhe interierin e vet artistik. “Për punën me fëmijët, që filloi përpara dy vjetëve po e zgjedh vetëm pedagogë të cilët i përkushtohen profesionit”-thotë Elena Naçeva në intervistën për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare:
“Prindërit më thonë se kur fëmijët kthehen në shtëpi ata janë të ndryshuar - janë më të rritur dhe tanimë kanë formuar zakone higjienike të pastrojnë dhomat dhe të rregullojnë krevatet. Por, shembulli i mirë është infektues. Fillimisht ne vendosim një disiplinë të rreptë dhe nënshkruajmë deklarata me fëmijët për këtë, e cila i pret këtu. Në fillim fare ata tremben , se duhet të heqin dorë nga telefonat. Ndryshimi është i madh, vihet re edhe në bazë të lëvizjes së trupave të tyre, kur nuk ka telefona. Fillimisht i shpiem për t’i larë tek ujëvara, që të spastrojmë energjitë e qytetit dhe çdo gjë të cilën e mbajmë. Duam të lëmë mënjanë dramat, egoizmin, përkëdhelinë si të thuash tek “varësja”. Madje sivjet do të bëj një varëse të tillë dhe do të shkruaj të gjitha gjërat, të cilat duhet të lihen aty. Natyra ka një ndikim shumë të mirë mbi të gjithë. Unë jam optimiste dhe shikoj se, gjithnjë e më shumë njerëz të rinj fillojnë të kërkojnë alternativë dhe të kthehen në fshat. Intuita u le të kuptojnë se do të shpëtojnë njerëzit , të cilët vet prodhojnë ushqimin, kjo nuk është vetëm tek ne, kjo vihet re në një aspekt global. Këtë po mundohemi çdo ditë t’u shpjegojmë dhe fëmijëve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalModernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..