Llojet e specializuara të turizmit do të jenë fokusi bazë në Programin Vjetor për reklamë turistike kombëtare për vitin 2021. Qëllimi është që Bullgaria të afirmohet si një destinacion i parrezikshëm dhe i qetë me mundësi të larmishme për pushim gjatë të gjitha stinëve. Aksenti do të bjerë mbi propozimet për pushime mes natyrës, itineraret kulturore, ose dhe të tilla të degustimit të verës si dhe mbi itineraret kulinare. Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Marijana Nikollova gjatë kohës së mbledhjes të zhvilluar online të Këshillit Kombëtar të Turizmit.
Nga departamenti turistik deklaruan se mbështeten më tepër tek miqtë nga vendet fqinje dhe për më tepër te turistët bullgarë. Gjatë kësaj vere në sajë të bashkatdhetarëve tanë hotelet jashtë vendpushimeve të mëdha detare patën një stinë relativisht të mirë në sfondin e një kolapsi prej 70% të pushuesve të huaj për shkak të krizës me Covid-19.
Promovimi i Bullgarisë jashtë shtetit do të realizohet më tepër online. Kurse për moto të fushatës është zgjedhur thënia “Sportet dimërore e forcojnë shëndetin tuaj”. Mesazhi është i përshtatur me ndryshimin në sjelljen e turistëve në lidhje me shpërndarjen e Covid-19.
Gjatë muajve të ardhshëm pritet një zbaticë serioze e turistëve nga Rusia, Izraeli dhe Britania e Madhe.Do të mbështetemi tek udhëtimet nga shtetet fqinje, por gjatë një situate më të këndshme epidemike. Në këtë drejtim me një rëndësi të madhe është që kufijtë e Ballkanit të mbeten të hapur. Nga departamenti deklaruan se për këtë qëllim do të punohet aktivisht, përfshi dhe në një nivel të lartë diplomatik. Fushata për tërheqjen e turistëve gjatë dimrit parashikon gjithashtu një reklamë të jashtme, si dhe një varg veprimtarish të marketingut në shtetet fqinje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / Ministria e Turizmit
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..