Do ta shfrytëzojmë tërë potencialin e sistemit shëndetësor kundër koronavirusit. Siguruam 41.4 milion euro të tjera për zbatimin e masave shtesë kundër COVID-19. Tashmë ekziston një protokoll i unifikuar mjekësor i veprimit. I përfshimë edhe mjekët familjarë, por gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të vazhdojnë të mbrojnë veten e tyre, bëri thirrje Kryeministri Bojko Borisov.
Ka para, janë siguruar! Punoni me kapacitetin e plotë, tha Borisov në takimin në internet të qeverisë, njoftoi BGNES. Kryeministri kërkoi që Ministri i Shëndetësisë të sigurojë mundësi për t’u dhuruar plazmë gjaku jo vetëm në Sofje, por edhe në vend, nga ata që kanë vuajtur nga COVID-19, sepse kjo është një mënyrë për t’i ndihmuar pacientët e rinj.Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..