“Ajo e cila ngjau më kujtohet si në ndonjë film. Qe diçka për të cilën patëm ëndërruar që të gjithë, kurse gjatë viteve të fundit në gjimnaz qesh i bindur, se nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Dhe ajo ndodhi....” - thotë për përjetimin më 10 nëntor 1989 muzikanti Stefan Vëlldobrev.
Lajmi se Partia Komuniste Bullgare e cila ka drejtuar 45 vjet ndërron udhëheqësin e vet Todor Zhivkov, e gjen Vasill Gjeorgjievin, i cili ka fituar popullaritet si Vasko Krëpkata, në taksinë e tij personale-në një moment, në të cilin hip klientin e tij të radhës. Ja kështu muzikanti, i cili vesh përmes blusit emocionet e mijëra bullgarëve, mëson se kalimi nga socializmi drejt demokracisë ka filluar.
Pasojnë vitet e një shprese se shkëputja me të kaluarën komuniste do të kalojë shpejt, kurse e gjithë e vërteta për tranzisionin 45 vjeçar socialist do të dalë në dukje. Por, mjerisht kjo nuk ka ndodhur plotësisht dhe sot e kësaj dite. Por, ashtu si më parë, ashtu dhe në vitet e para pas datës 10 nëntor 1989 muzika ndikon shumë mbi formimin e personaliteteve, zërat e të cilave dëgjohen, pavarësisht nga kufizimet e kohës.
“Mendoj se arti është një botë paralele. Njeriu mund të ikë në të, kur pushon t’i pëlqejë ajo e cila e rrethon - thotë në intervistën për Radio Bullgarinë muzikanti i dashuri Valldi Totev nga grupi “Shturcite” /“Gjinkallat”/. Gjatë atyre “viteve të socializmit” muzika qe një copëze, një pjesë nga liria. Përkrahësit tanë më të besuar madje duronin ndonjë rrahje për guximin e vet të na pëlqejnë haptazi. Në një moment u nevojit të ndalojmë të ekzekutojmë, që të mos të dukemi si në ndonjë kurth, në të cilin kapen adhuruesit tanë.”
Pavarësisht se demokracia ka shumë të meta, Valldi Totev pohon se ajo ka ofruar mundësi të shkëlqyera, të cilat kanë kuptim për çdo sakrificë të bërë më parë.
“Sot njeriu ka mundësi të zgjedhë se ku të jetojë, ku të punojë - diçka, të cilën në atë kohë ne nuk e kemi parë as në ëndërr se mund të ndodhë. Një përfitim i madh është liria. E dimë se çfarë është jeta pa liri, shton autori i këngëve “Dritë” dhe “Ngrehi sytë”, të cilat kanë tingëlluar nëpër sheshet gjatë viteve të para të demokracisë.
Pas kaq viteve të një tranzisioni, drita të cilën ne e shikojmë menjëherë sa ngremë sytë, ende na frymëzon me shpresë se përpjekja ja vlejti. Ndërkohë dolën në pah dhe të metat e demokracisë bullgare. Për shkak të tyre shoqëria jonë dhe sot është nëpër rrugët dhe sheshet. Kurse brezi i tranzicionit me nostalgji kthehet drejt mitingjeve të shënuara historike nga fillimi i tranzicionit, në të cilat qindra mijë bullgarë këndonin dhe brohorisnin në unitet me muzikantët e vet: “Komunizmi po ikën, po largohet. Flini të qetë , fëmijë!”
“Atëherë, në ndryshim nga sot, protesta kishte një qëllim të qartë - thotë kompozitori Stefan Dimitrov. Ne donim ta rrëzonim komunizmin dhe kjo qe dëshira e gjithë popullit. Këngët e suksesshme të cilat i krijuan kolegët e mi, ndihmuan shumë për realizimin e këtij qëllimi. Sa i përket kësaj sesi ka ndryshuar pjesëmarrja e muzikantëve në jetën shoqërore dhe politike, kompozitori thotë se kjo nuk mund të bëhet me porosi:
“Thjesht ky brez u plak dhe pas 30 vjetëve nuk ka më të njëjtën forcë. Mbase duhet të vijnë të tjerë. Por, përderisa nuk paraqiten, do të thotë se akoma nuk ka domosdoshmëri”.
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..