Zëvendës kryeministrja dhe ministre e turizmit Marijana Nikollova inspektoi vendet për akomodim dhe impiantet e skive në pushimoren dimërore Bansko. U vendos që hotelet respektojnë rekomandimet sanitare.
Po kjo është në fuqi edhe për ski impiantet.
Turistët janë të detyruar të mbajnë maska ose ndonjë mjet tjetër mbrojtëse e cila të mbulojë gojën dhe hundën përderisa janë në kabinën e teleferikut ose presin në stacionet e teleferikëve.
Numri i udhëtarëve në kabinat e teleferikut mund të kufizohet sipas gjykimit të operatorit. Kabinat e teleferikut dezinfektohet sipas grafikut.
Në depot e skive u vendos një organizim special për distancë dhe dezinfektim.
Në ski shkollat grupet nuk do të tejkalojnë 10 veta.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..