Në Bullgari data 10 nëntor 1989 konsiderohet si fillimi i tranzicionit nga socializmi drejt demokracisë. Pasojnë 3 dekada të një rregullimi të ngadaltë të shoqërisë bullgare. Gëzimi fillestar dhe shpresa për një jetë më të mirë pak nga pak i lënë vend zhgënjimit. Sistemi i vjetër i drejtimit është i zëvendësuar prej instruktimeve, në të cilat depërton korrupsioni, klientelizmi dhe interesat e strukturave oligarkike. Ndryshimet, për të cilat ëndërron shoqëria, janë të shtrembëruara dhe të cenuara. Me kalimin e kohës, popullsia e Bullgarisë varfërohet, kurse zhgënjimi nga politika e zhvilluar gjen shprehje në valën e madhe të emigrantëve.
Energjia e madhe publike e viteve 90 të shekullit të kaluar pak nga pak ulet deri në shpërthimet sporadike të pakënaqësisë civile për një ose tjetër shkak. Trazirat, të cilat i përjeton Bullgaria gjatë viteve, ndikojnë dhe mbi mediat bullgare. Zhduken botimet serioze dhe analitike, kurse në vend të tyre publiku kënaqet me lajmet dhe komentet në shtypin e verdhë. Gazetarët të cilët kanë guximin të kërkojnë përgjigjen e pyetjeve të vështira dhe jo fort të mira, humbasin punën e vet, kundra tyre bëhet presion, shpesh dhe një ndjekje penale. Të dhënat e fundit e Organizatës Ndërkombëtare “Reporterë pa Kufi” (RSF), e bazuar në Francë, pa mëdyshje tregoi se, Bullgaria tanimë është në vendin e 111 për nga liria e fjalës, midis Guinesë dhe Nepalit.
“Mediat janë një imazh pasqyrues i shoqërisë sonë civile. Të kesh një pozitë në gazetari, përputhet me konceptin për pozitën civile”-sqaron Ivo Inxhev. Në fillim të viteve 90 Ivo Inxhev është drejtor i Agjencisë Telegrafike Bullgare, pas kësaj udhëheq Shoqatën e Gazetarëve Evropianë si zëvendës president. Ai drejton një transmetim politik “Në shënjestër” në televizionin BTV (2000-2006). Sot ai ka blog, kurse publikimet e tij rishtypen në një sërë mediash të huaja.
“Gjatë viteve 90, gazetaria bullgare mund të ketë qenë më naive, por qe më e vërtetë nga pikëpamja e përplasjes së mendimeve-analizon Inxhev. Atëherë mundeshe që në pamje të parë të njohësh se cila medie çfarë pozite ka. Kjo nuk ishte as sekret, as qëllim i mediave bullgare atëherë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë se ka gjini të ndryshme dhe nuk duhet të ngatërrohet mbulimi i paanshëm në gazetari me publicistikën, ku është krejtësisht e kundërta. Njerëzit lexojnë komentin e një publicisti, që të mund të kuptojnë pozitën e tij. Publicistika është marrja e një pozite para së gjithësh, por këtë jo secili mund t’ia lejojë vetes. Në kuadrin e një jete njeriu është në gjendje të ndryshojë botëkuptimin dhe pozitat e tij, por mjafton që të mos jetë me qëllime egoiste. Por, është shumë gjë e keqe se e merituam qëndrimin negativ të shoqërisë, flas në numrin shumës, sepse nuk dua të hiqem se jam një përjashtim. Njerëzit vet e llogarisin se kush ku qëndron”.
Sipas Bojko Stankushevit i cili ka punuar gjatë viteve në Televizionin Kombëtar Bullgar si reporter, në sektorin e lajmeve dhe si drejtor i programeve më të njohura televizive gjatë viteve 90, mediat e pavarura po pakësohen. Kjo vjen nga fakti se, vite të tëra me radhë institucionet në Bullgari , të cilat përfaqësojnë pushtetet e veçanta, pa përjashtim, japin çdo mirësi dhe kënaqësi që të nënshtrojnë zërat e pavarur gazetaresk.
“Që nga fillimi i tranzicionit, që të gjithë kishin një shpresë të madhe, se që këtu e tutje zërat e lirë njerëzor, pjesërisht zërat e lirë gazetareskë, nuk do të shtypen dhe ndrydhen. Shoqëria bullgare nuk mundi të ndikojë mbi parlamentin të punojë një legjislacion, i cili t’i garantojë Bullgarisë si një demokraci të re, një vend më të denjë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: facebook.com/ivo.indzhev, BGNES
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..