Po vihet re një tendencë e qëndrueshme për rritjen e numrit të pacientëve të shëruar-pothuajse njëmijë për njëzetekatër orë, njoftoi në brifing ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Sipas tij masat e marra kundra shpërndarjes së infektimit tregojnë se, vendi ynë me sukses e përballon kontrollin mbi Covid-19. Sëmundshmëria mesatare në këtë moment është 518 në 100 mijë veta. Në lidhje me sëmundshmërinë 14-ditore, "Bullgaria është në një nga vendet mesatare në Evropë - dje ishte në vendin e 16-të," tha ministri. Vendi ynë është në vendin e 7 për nga treguesi-vdekshmëri mbi bazë 14 ditore.
Shtretërit e zënë për pacientët me Covid në gjendje më të lehtë janë 40% dhe 23% për pacientët e vendosur në repartet intensive, tha akoma ministri. Më shumë të hospitalizuar me Covid-19 ka në zonat Bllagoevgrad, Gabrovo, Pernik, Razgrad, Tërgovishte dhe Shumen. Rezultat pozitiv për koronavirus që nga fillimi i epidemisë kanë dhënë 3459 nëpunës mjekësor. Me Covid-19 në këtë moment janë 1802 prej tyre.
Si pasojë të riorganizimit të spitaleve gjatë javës së ardhshme në kryeqytet do të jenë në dispozicion 3000 shtretër për pacientë në një gjendje më të lehtë dhe 400 për ata të cilët kanë nevojë për shërim intensiv, tha drejtori i spitalit “Pirogov” profesori Asen Balltov.
Të gjitha shkollat, në të cilat nxënësit e sëmurë nga koronavirusi arrijnë 15%, detyrimisht do të kalojnë në mësim në distancë. Shtabet e rretheve dhe e komunave po kështu do të mund të marrin vendim për mësime në mjedis elektronik, por gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë ministri i arsimit, u bë e qartë në brifing. Kohëzgjatja e të ashtuquajturve korridore për të bërë pazar në dyqanet ushqimore dhe në farmacitë do të zgjatet, në qoftë se ka një grumbullim të njerëzve, saktësoi profesori Kostadin Angjellov.
Për javën e parë ekziston njëfarë mbajtjeje në numrin e PCR-testeve pozitive, informon inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev, i cili e përcakton lajmin si optimist.
Tani për tani spitalet disponojnë me të gjitha medikamentet e domosdoshme për shërimin e infektimit të koronavirusit. Vetëm dje janë marrë 4300 shishe remdesivir.
Qendra Koordinuese Covid në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në kryeqytet do të mbyllet, njoftoi drejtori i Ndihmës së Shpejtë doktori Georgi Gelev . Shkaku është se, pasi u ndërtuan pikat e lëvizshme përpara spitaleve, pacientët të cilët kanë nevojë për shërim vet drejtohen drejt spitaleve. Koordinimin në të ardhme do ta marrë përsipër Qendra për ndihmë urgjente, e cila do të lidhet me spitalet përkatëse përmes radio stacioneve.
Bullgaria ka treguar interes ndaj tre nga gjashtë vaksinat e koronavirusit që janë duke u zhvilluar në këtë moment, tha ministri i shëndetësisë. Një prani të garantuar deri tek vaksina do të kenë njerëzit në moshë mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik dhe ata të cilët punojnë në vijë të parë. Vaksina do të jetë falas, do të vihet me dëshirë të qytetarëve dhe nuk do të hyjë në kalendarin e imunizimeve.
Pjesëmarrësit në brifing paralajmëruan që njerëzit të mos blejnë preparate, për të cilat kanë lexuar në internet se shërojnë koronavirusin. “Azitromicini dhe kushdo qoftë antibiotik tjetër nuk e shëron Covid-19. Nisja e antibiotikut pa shkak çon deri në pasoja të rënda”, paralajmëroi ministri Angjellov.
“Gjëja më e mirë është se vendi nuk u mbyll dhe tani për tani nuk ka shkaqe që kjo të ndodhë”, komenton në radhë të vet shefi i ri i repartit të covidit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive docenti Atanas Mangërov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESJeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u..