Në kuadrin e tre ditëve /13-15 nëntor/ Festivali "Parada e verës së re" e kthen qytetin më të vjetër në Evropë - Plovdiv, në një qendër tërheqëse për vlerësuesit e pijes së dashurisë dhe të hyjnive - verës. Që nga edicioni i vet i parë gjatë vitit 2009, festa u lejon që të gjithë vizituesve të rizbulojnë bukurinë e rezervatit arkitekturor historik Plovdivi i Lashtë. Përveç që të njiheni me historinë dhe shijet e verërave bullgare nga rajonet e ndryshme të vendit, do të keni mundësi të kaloni disa orë speciale në kompaninë e të afërmeve dhe shokëve dhe të provoni specialitete të përshtatshme për konsum me një gotë me verë në dorë. Fillimin e festivalit e ve “Procesioni i Dionisit” të shoqëruar nga Ansambli “Trakia” deri tek qyteti i lashtë, ku hyjnia Dionis hap fuçinë e parë me verë të re të kantinës, e cila ka fituar medalje të artë nga edicioni i mëparshëm. Ngjarja financohet nga Programi Vjetor për Zhvillimin e Turizmit të Bashkisë Plovdiv për vitin 2020.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..