Zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov informoi parlamentin për bisedimet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
“Bullgaria vazhdon të përkrahë idenë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, dhe posaçërisht të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk mund të ndodhë në rast të mospërmbushjes së marrëveshjeve bilaterale”, tha Karakaçanov.
Ai gjithashtu mohoi thëniet se mbi qeverinë bullgare ushtrohet presion për të bërë lëshime në kundërshtim me interesin kombëtar. Zëvendës kryeministri siguroi që në pozitën e saj qeveria mbron marrëveshjen e nënshkruar për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe pozitën kornizë, të konfirmuar me një deklaratë nga Parlamenti Bullgar.
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..