Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta Drejtori i Përgjithshëm i BTA Maksim Minçev

Foto: БТА

Pas një sëmundjeje të shkurtër vdiq Drejtori shumëvjeçar i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev. Ai ka lindur në vitin 1953 në Sofje. Ka mbaruar gazetari në Lvov, Ukrainë, dhe pedagogjikë në Akademinë ushtarake “G.S. Rakovski”.  Ka qenë bursist i NATO-s në Bruksel. Në vitin 2016 ishte zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Agjencive informative, ndërsa në 2018 mori mandatin trevjeçar edhe si President i tij. Maksim Minçev ishte nismëtar i takimeve botërore të mediave bullgare, të cilat çdo vit mblidhnin gazetarë nga shumë vende. Ka punuar në gazeta, ka qene zëvendës kryeredaktor në BNR si dhe drejtues në Radion “Evropa e lirë”. “Një gazetar i afirmuar dhe i respektuar me përvojë të madhe profesionale dhe i udhëhequr gjithmonë nga standardet e profesionit”, shprehu ngushëllimet e tij në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD