Notari bullgar Antëni Ivanov fitoi 200 metra flutur në turneun e fortë në Greensboro (Karolina e Veriut, SHBA) dhe regjistroi kohën e tretë në klasifikimin e kombinuar të notit US Open.
Garat në pishinë të madhe mbahen njëkohësisht në nëntë qytete, për shkak të masave parandaluese në lidhje me koronavirusin, për të mos mbledhur shumë konkurrentë në një vend - një maksimum prej njëqind, njoftoi BGSwim.com.
Notari bullgar e kapërceu distancën nga 200 metra për 1:58.51 minuta gjë me të cilën hyri në top 20 të ranglistës botërore të stilit flutur.
Para kësaj bullgari notoi stil të lirë 400 metra dhe përfundoi i treti me 3:57.14 minuta.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..