Bullgaria përkrah negociatat e Shqipërisë për aderim në BE, sepse ajo plotësoi pjesën dërmuese nga kushtet e domosdoshme.
Mirëpo, në momentin e tanishëm vendi nuk mund të përkrahë kornizën negociuese për anëtarësim evropian të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e tha në një brifing në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendës kryeministrja dhe ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva pas mbledhjes së sotme video të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në të cilën u diskutua zgjerimi.
Motivi për këtë është se projekti i propozuar nuk pasqyron kërkesat bullgare, e pikërisht respektimin e formulës për gjuhën – “gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe jo “gjuhën maqedonase”; hartën udhërrëfyese për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga 2017 dhe të Marrëveshjes së Prespës dhe një tekst të qartë se pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari nuk do të mbështeten në asnjë formë.
Ministrja Zaharieva tha se Bullgaria është e hapur për bisedime, por kjo kërkon edhe bashkëpunim nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ajo vuri në dukje se parimet e fqinjësisë së mirë duhet të aplikohen në praktikë, jo vetëm të figurojnë në tekste.
Ministrja Zaharieva tha se i ka informuar kolegët për bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe falënderoi për përpjekjet e presidencës gjermane.
Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..
Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...