Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë idenë e një letërnjoftimi “Bullgar” për bullgarët jashtë vendit

Foto: arkiv

Parlamenti vendosi t'i japë fund praktikës së rivalidimit të dokumenteve personale bullgare të shpallura të pavlefshme që janë deklaruar më parë të humbura ose të vjedhura. Vendimi u miratua me pranimin, në lexim të dytë, të ndryshimeve në Ligjin për Dokumentet Personale Bullgare, transmetoi BTA.

Nuk u pranua propozimi i Patriotëve të Bashkuar që përfaqësuesit e komuniteteve bullgare jashtë vendit të jenë në gjendje të aplikojnë dhe të marrin një kartë identiteti "bullgar" me të cilën të mund të jetojnë dhe të punojnë vetëm në territorin e Bullgarisë.

Motivi për këtë propozim ishte mbështetja e integrimit të bullgarëve etnikë nga Moldavia, Ukraina, Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Rumania dhe shtete të tjera që dëshirojnë të vendosen në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD