Shpërdorimi në masë me antibiotikë në kohën e pandemisë nga koronavirusi mund të çojë deri në katastrofë, të quajtur rezistencë antimikrobiale. Për këtë paralajmëroi shefi i zyrës bullgare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë doktori Skender Sila. Që sot deri më 24 nëntor po zhvillohet Java Botërore, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobiale dhe Covid-19.
Çdo vit rreth 700 mijë veta nëpër botë vdesin nga rezistenca antimikrobiale, tregojnë të dhënat e paraqitura. “Më në veçanti në momentin e tanishëm, kur bota ndodhet në kurthin e koronavirusit, nuk duhet të harrojmë as për nevojat tona të përditshme prej një ndihme mjekësore, as për kërcënimet e përhershme për shëndetin siç është rezistenca antimikrobiale”, nënvizoi doktori Skender Sila.
Shefi i zyrës bullgare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë citon të dhëna nga një studim sociologjik në disa vende evropiane, mes të cilave vetë shërimi me antibiotikë gjatë javës së kaluar kap midis 6 dhe 46% nga popullsia. Midis 79 dhe 96% prej njerëzve, të cilët kanë përdorur medikamentet, nuk kanë qenë të infektuar me koronavirus, derisa vetëm 8% kanë pasur një infeksion të rëndë nga Covid-19.
Një fakt tjetër mjaft shqetësues është se 72% nga pacientët me koronavirus janë të shëruar me antibiotikë, pavarësisht se vetëm tek 8% ka pasur një infeksion bakterial ose infeksion funginal. “Kjo praktikë jo vetëm do të çojë deri në rritjen e konsumit të paligjshëm të antibiotikëve në një përpjesëtim botëror, por dhe do të kontribuojë për thellimin e problemit me rezistencën”, komenton doktori Skender Sila.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tek ne rekomandoi që vendi ynë të verë në veprim Planin Kombëtar për veprim kundra rezistencës antimikrobiale. Sipas inspektorit shëndetësor shtetëror doktor Angjell Kunçev plani është dashur të hyjë në veprim akoma gjatë vitit të kaluar, por probleme organizative me 20 departamentet e përfshira në të kanë vonuar fillimin e tij.
Angjell Kunçev alarmon se, në spitalet përdoren antibiotikët më të lirë, kurse në ndihmën para spitalore në masë përdoret vetë shërimi. Antibiotikët duhet të pihen vetëm kur janë të rekomanduar nga doktori, dhe të respektohen sasitë e caktuara nga mjeku si dhe afati i shërimit, rikujtoi inspektori shëndetësor.
“Në qoftë se që nga ky moment deri në pranverë të gjithë njerëzit mbajnë maska përherë, do të shpëtohet jeta e 246 mijë vetave”, deklaroi doktori Skender Sila. Prandaj ai theksoi rëndësinë rëndësia e mbajtjes së distancës, larjes së duarve, shmangies së turmave, kontrollit të të karantinuarve. Skendel Sila tha akoma se, është e rëndësishme që të bëjmë vaksinën kundra gripit, që të mund t’i shmangemi infektimit të kombinuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA, BGNESPresidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..