Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Beautiful Albania” sjell Shqipërinë për publikun bullgar

Nga data 16 deri më 30 Nëntor 2020 adhuruesit e Shqipërisë dhe natyrës së bukur mund të frekuentojnë ekspozitën “Beautiful Albania” rregulluar në Kopshtin e Qytetit (Gradska Gradina) në qendër të Sofjes. Nismëtare është Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari në bashkëpunim me Bashkinë e Sofjes dhe Agjencinë Shqiptare të Turizmit. Ekspozita është pjesë e veprimtarive me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë më 28 nëntor.

Përmes 28 fotove, publiku ka mundësinë të shijojë një pjesë të historisë, kulturës, trashëgimisë dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
 

Malësia e Kelmendit, Maja e Ҫikës, Parku Kombëtar i Thethit, Parku Kombëtar i Valbonës dhe Vermoshi - ato janë vetëm një pjesë prej objekteve që do t’ju magjepsin me bukuritë malore dhe relievin e thyer shqiptar.

Po ta frekuentoni ekspozitën mund të shikoni larminë e gjerë të bukurive natyrore të Shqipërisë, duke përfshirë lugina, lumenj, male, ujëvara, pyje të dendura dhe formacione shkëmbore, krahas biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe historike.

Vermoshi është shtëpia e më shumë se 30 llojeve të bimëve medicinale dhe endemike. Lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të shijuar bukuritë natyrore me varkë.

Berati, Gjirokastra dhe Butrinti si pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s pasqyrojnë më së miri trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë.

Berati përfaqëson një stil unik arkitekturor, ndikuar nga disa civilizime. Ai njihet si “qyteti i një mijë dritareve” dhe ngjan me qytetin bullgar Veliko Tarnovo. Në Berat mund të gjeni një sërë atraksionesh historike.

Gjirokastra apo ndryshe “qyteti i gurtë” i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare ofron shumë mundësi për të eksploruar dhe për të humbur në të kaluarën, ku mund të gjeni artileri dhe relikte të rezistencës kundër pushtuesit gjerman.

Ndërkohë, Parku Kombëtar i Butrintit demonstron rëndësinë e ruajtjes së tij duke qenë shtëpia e mbi 1200 lloje të ndryshme kafshësh dhe varietete bimësh. Për shkak të rëndësisë ndërkombëtare natyrore, arkeologjike dhe kulturore, Parku është nën mbrojtjen e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, UNESCO-s dhe Konventës Ramsar.

Gjiri i Dafinës dhe Gramës, Deti Adriatik si dhe Riviera Shqiptare do t`ju bëjnë të dëshironi të udhëtoni sa më shpejt drejt Shqipërisë dhe të shijoni disa ditë pushimi atje. Në ekspozitë pasqyrohet vija e gjatë bregdetare shqiptare e mbushur me fshatra tradicionale të fshehur në gjire të izoluara, plazhe ranore dhe shkëmbore, shpella detare, shkëmbinj të pjerrët dhe gjire. Ka shumë arsye për të eksploruar vijën e mrekullueshme bregdetare shqiptare duke filluar nga veriu për të shkuar në jug, te perla shqiptare e quajtur Riviera Shqiptare, me plazhe të arta të mbushura dhe me ujërave të bruztë.
 

Mos harroni të vizitoni ekspozitën “Beautiful Albania” në Kopshtin e Qytetit ( Gradska Gradina) në datat 16-30 nëntor dhe të postoni foto me hashtagun #BeautifulAlbania.

Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD