Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapana në Plovdiv është pjesë nga “Trashëgimia Kulturore Еvropiane në Veprim”

Foto: kapana.bg

Kapana në Plovdiv është lagja e parë e industrive krijuese në Bullgari. Ajo tanimë është pjesë nga lista evropiane me qytete “Trashëgimia kulturore në veprim”,  të cilët kanë realizuar ide inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Seleksionimi realizohet me përkrahjen e Programit “Evropa Krijuese”. Në të organizata si EUROCITIES, ERRIN, Europa Nostra, dhe Këshilli i Arkitektëve të Evropës bashkohen që të mund të zgjedhin qytete dhe regjione në kontinent, të cilët kanë përpunuar politika, projekte dhe ngjarje novatore dhe i aplikohen me sukses nga autoritetet vendase. Në sajë të iniciativës Kryeqytet Evropian të Kulturës, “Kapana - lagje e industrive krijuese” kthehet në një nga projektet prijëse të qytetit Plovdiv gjatë vitit 2019.

Një vit më vonë, ai vazhdon të mbindërtohet nga veprimtari të ndryshme sipërmarrëse dhe partneritete sociale. Bashkë me akoma 31 vende nga Kontinenti i Vjetër, disa nga të cilët janë në Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Itali dhe vende të tjera, Kapana u përfshi në një katalog me fokus mbi monumentet, platformat digjitale, festivalet, muzetë, kalatë e të tjera.

Qëllimi është të rekomandohen modele të suksesshme të qyteteve të tjera me trashëgimi kulturore, të cilat do të duhet të kërkojnë mënyra për gjallërimin e hapësirave të tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD