Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare (KMF) publikoi një listë me faqe të internetit të personave që nuk kanë të drejtën të ofrojnë shërbime të investimeve në territorin e Bullgarisë. Publikimi është një paralajmërim që katër personat e përmendur të ndërpresin ofrimin e shërbimeve dhe aktiviteteve të investimit përmes faqeve të shpallura në internet.
Në KMF vijnë shumë ankesa, sinjalizime dhe pyetje, lidhur me platformat online për tregti me instrumentet financiare në pronësi ose të operuara nga shoqëri që nuk kanë licencë. Ankesat e paraqitura në KMF nga personat fizikë që janë kryesisht shtetas të huaj, përmbajnë pohime për humbjen e shumave të konsiderueshme të investuara përmes platformave në internet.
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për Ukrainën, në kontekstin e luftës që vazhdon...
Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike..
Disa ditë pas incidentit tragjik me parashutë në Nesebër, ku humbi jetën një fëmijë tetëvjeçar, kryeministri Rosen Zheljazkov i ngarkoi ministrat dhe agjencitë përkatëse të dorëzojnë deri në fund të sezonit veror propozime për një rregullore të re që..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..