6% prej bullgarëve e kanë kaluar COVID-19, ndërsa 5% aktualisht janë të sëmurë me koronavirus, tregon një studim i Institutit për studimin e popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Rritet ndjeshëm shqetësimi nga infektimi. 60% prej njerëzve mendojnë, se nuk mund të evitojnë rrezikun. Ndër të anketuarit ka një mosbesim ndaj informacionit për pandeminë, që e bënë menaxhimin e krizës shumë të ndërlikuar, tha për Nova TV drejtori i Institutit Antoaneta Hristova.
Nëse në mars 84 % e kanë mbështetur masat e qeverisë kundër pandemisë, tani ata anë 35%. Shqetësimi kthehet në nivelet e marsit 2020, kur mesatarja ishte 5.4, krahasuar me 5.55 aktuale, e vlerësuar sipas shkallës prej dhjetë pikësh.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..