Më 24 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare respekton Shën Katerina. Ajo ka jetuar në fund të shekullit të III dhe në fillim të shekullit të IV në Aleksandria. Nëna e saj ishte e krishterë, por ajo e fshehu besimin e vet sepse në atë kohë po përndiqnin të krishterët. Katerina ishte një vajzë me mençuri dhe bukuri të rrallë. Kur ishte 18 vjeç, ajo tashmë kishte studiuar shkencën mjekësore.
Princat e pasur donin për t'u martuar me Katerinën e bukur, por ajo refuzoi të gjithë ata që donin dorën e saj. Ajo kërkonte ndonjë djalë që ishte i barabartë me fisnikërinë, pasurinë, bukurinë dhe me të arsimimin e saj.
Në afërsi të qytetit në atë kohë jetonte një vetmitar, një njeri me mendje të ndritur dhe me jetë të drejtë. Ai ishte babai shpirtëror i nënës së Katerinës. Nëna e mori vajzën e saj të vetme tek ai për këshilla të mira. Duke parë mençurinë e vajzës, plaku vendosi ta kthente atë në njohjen e Zotit.
Në Bullgari, Shën Katerina pranohet si shenjtore mbrojtëse e nënave. Në këtë ditë, gratë përgatisin pogaçe të lyera me mjaltë dhe i shpërndajnë ato tek të afërmit - për mbrojtje nga sëmundje, për shëndet dhe mirëqenie.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..