Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori i bujqësisë është ndër më pak të prekurit nga pandemia

Foto: BGNES

Vlera e shtuar bruto e krijuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim në vitin 2019 arriti gati 3.9 miliard levь (rreth 2 miliardë euro), një rritje prej 4.1% krahasuar me 2018. Këtë e tregon analiza në raportin vjetor mbi gjendjen dhe zhvillimin e bujqësisë të miratuar nga qeveria.

Sipas të dhënave paraprake, në tremujorin e parë të vitit 2020 vlera e shtuar bruto e formuar nga sektori i bujqësisë u rrit me 0.7%, dhe në tremujorin e dytë u tkurr me 2.1%. Sipas analizës, kjo do të thotë se sektori i bujqësisë mbetet më pak i prekur nga kriza me pandeminë COVID-19 sesa sektorët e tjerë të ekonomisë, sipas Ministrisë së Bujqësisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fund të dhjetorit, klima e biznesit në vend përmirësohet

Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..

botuar më 24-12-31 10.45.PD

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD