Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtesa vizuale e Bullgarisë е shekullit të 20-të në një platformë të re

Foto: visualarchive.bg

Thonë se një fotografi flet më shumë prej qindra fjalëve. Prandaj interesi ndaj fotografive bardh e zi nga e kaluara është kaq i madh  dhe gjithmonë shkakton emocion. Dhe çfarë të themi kur bëhet fjalë  për fotografi nga një e kaluar e afërt, që akoma nuk është mjaft e perceptuar? Arkiva vizuale bullgare është një platformë e re, e cila startoi në hapësirën virtuale. Ajo ka për qëllim pikërisht këtë – të tregojë  në një mënyrë të paanshme thjeshtë dokumentare Bullgarinë përmes shekullit të 20 të shënuar prej peripecive historike dhe momenteve të diskutueshme.

Si ka kaluar jeta e bullgarëve të zakonshëm fill pas Luftës së Parë Botërore, si janë dukur qytetet tona pas hyrjes së Ushtrisë Sovjetike në vend? Si kanë jetuar bullgarët gjatë periudhës së socializmit, si ka manifestuar populli në radhë me pankarta në dorë “Një miqësi të përjetshme KPSS-BKP”, si janë dukur punonjësit bujqësor, po nxënësit me uniforma të rrepta socialiste? Dhe akoma dhe akoma një informacion vizual për jetesën dhe ekzistencën e mijëra bullgarëve, të cilët prej kohe nuk janë mes nesh, tanimë është i pranishëm në online hapësirë.  


Iniciativa është e një grupi njerëzish të rinj nga i ashtuquajturi Brez i Tranzicionit, i pangarkuar nga klishetë historike dhe paragjykimet. “Ky është një arkiv digjital, i krijuar mbi bazën e një bashkësie prej dhuruesve. Ai është i pranishëm lirisht dhe mund të shkarkohet falas nga secili, sepse është me të drejta të mbrojtura të autorit" - thotë për Radio Bullgarinë Tihomir Stojanov, drejtues i platformës.

Sajti  filloi me disa mijëra kuadro. Të gjitha ato janë të shoqëruara me tekste sqaruese. “Qëllimi është që të krijojmë një bashkësi prej dhuruesve, si dhe ta detyrojmë publikun të komentojë dhe të shtojë përmbajtje ndaj fotografive, me idenë  që të pasurojmë  përfytyrimet tona për Bullgarinë gjatë shekullit të 20”-thotë Tihomir. Dhe akoma:

“Pjesa më e madhe e fotografive janë amatore të bëra në festa, ekskursione, ditët e përditshme e të zakonshme të bullgarit. Përmes tyre përdoruesit do të mësojnë për tradita të ndryshme, për zakone dhe ngjarje historike, të cilat kanë shënuar shekullin e 20. Kemi dhe momente të fotografuar nga festimi i jubileve gjatë kohës së socializmit, nga manifestime të ndryshme, nga inaugurimi i monumenteve dhe i godinave.”

Krijuesit e platformës mbështeten tek interesi i madh i shoqërisë bullgare ndaj historisë së shekullit të 20. “Në Bullgari ka një ndjenjë nostalgjike, madje dhe një ndjenjë melankolike lidhur me të kaluarën” - thotë Tihomir dhe shton:

“Ka fotografi, të cilat mund të shkaktojnë debate të mëdha për vendndodhjen, çfarë rastis në to, cilët janë pjesëmarrësit e tjera. Duhet të zhvillohen diskutime interesante. Në fakt, kjo është dëshira jonë - që njerëzit të argëtohen dhe të përpiqen t'i japin kuptim kësaj periudhe 100-vjeçare nga e kaluara jonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: visualarchive.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Plovdiv nis Festivali Teatror "Skenë në Kryqëzim"

Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..

botuar më 25-09-10 6.15.PD

Ekspozita prestigjioze “Shëtitorja e Librit” fillon në zemër të Sofjes

Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..

botuar më 25-09-07 3.00.MD
Ljudmill Fotev

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..

botuar më 25-09-03 4.55.MD