Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres përshëndeti Bullgarinë me rastin e përvjetorit të 65 të anëtarësimit të saj në organizatë, njoftoi MPJ-ja bullgare.
Vendi ynë u anëtarësua në OKB më 14 dhjetor 1955.
Në një video-fjalim Guterres thekson se Bullgaria ka një kontribut të konsiderueshëm në punën e organizatës. “Shpresoj tek Bullgaria për ta inkurajuar bashkëpunimin dhe solidaritetin global, të cilat janë kaq të nevojshme tani”, shtoi gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Nëpërmjet profilit të vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov e falënderoi Guterres për përshëndetjen dhe deklaroi se “vendi ynë do të vazhdojë të punojë në mënyrë efektive me OKB-në mbi temat e rëndësishme ndërkombëtare, që të jetojmë në një botë paqësore, të qetë dhe harmonike”.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..