Më 25 nëntor e gjithë bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. Data është e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së gjatë dhjetorit të vitit 1999. Atëherë Organizata Botërore u bën thirrje qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare të ndërmarrin veprimtari, të drejtuara ndaj rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për problemin.
Në Bullgari Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave shënohet me një sërë iniciativash në vazhdim të 16 ditëve. Organizator është ekipi i Fondit Bullgar për Gratë. Ngjarja e parë ishte më 25 nëntor, kur u zhvillua online premiera e albumit të parë për nga lloji i vet “Këngët-hite të përjetshme të Bullgarisë”. Titujt e përfshirë në të janë të disa prej këngëve pop dhe rok më të dashura e të pëlqyera bullgare... Por në fakt muzikë nuk ka, titulli është mashtrues dhe sigurisht që shkakton interes.
“Njëmbëdhjetë “këngët hite” tingëllojnë kështu siç i dëgjojnë milionë gra bullgare dhe siç nuk kanë tingëlluar në radio për shembull. Këto janë monologë të abuzuesve të grave-viktima të tyre. I interpretojnë aktorë, por fjalët janë autentike. Këto janë shprehi poshtërimi dhe talljeje me gratë, të cilat tregojnë sesi dashuria nganjëherë degjeneron në agresion. Tekstet përshkruajnë fjalë për fjalë rastet e llojeve të ndryshme të dhunës. Mjerisht, në to është e mundur që çdo një të njohë të afërmit dhe të njohurit e vet” - tha Gergana Kuceva, përfaqësuese e Fondit Bullgar për Gratë. Në një ngjarje të posaçme në facebook-faqen e organizatës do të publikohen incizimet, të pranishme për një online dëgjim, kurse më pas do të lëshohet një pllakë vinil.
Misioni i këtij projekti është të rikujtojë statistikën e mjerë - në çdo dy javë është vrarë nga një grua, derisa dëgjon ndonjë nga këto ose fjalë të tjera të ngjashme. Çdo vit mbi 1 000 000 gra bullgare nga të gjitha moshat janë objekt i dhunës. Çdo vit dhjetëra bullgare vriten nga bashkëshortët e tyre të tanishëm ose ish-bashkëshortë ose partnerë si dhe nga pandemia e quajtur dhunë mbi gratë.
Nga Fondi Bullgar për Gratë duan të kthejnë vëmendjen e shoqërisë dhe ndaj një fakti tjetër shqetësues - rastet e dhunës ndaj grave shpesh minimizohen, kalohen në heshtje dhe madje tolerohen. Nëse është çështje e një mentaliteti, edukate ose mungese të zakonshme të ndjeshmërisë? Cilido qoftë të jetë shkaku, ai mbase mundet të evitohet me vullnet dhe me përpjekjet e ne të gjithëve.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe bgfundforwomen.orgMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..