Gjatë javës së kaluar më se 12 000 veta u shëruan nga Covid-19. Po ulet presioni mbi sistemin shëndetësor. Sofja po largohet nga zonat me sëmundshmërinë më të lartë – nga 1000 raste për 100 000 banorë. Në këtë grup mbeten vetëm qytetet Gabrovo dhe Kjustendill.
Kjo u njoftua në një mbledhje pune te Kryeministri Bojko Borisov me ministra.
Borisov theksoi se plani për vaksinimin duhet të hartohet sa më të shpejtë sa është e mundur dhe se duhet të mbahet ekuilibri midis masave antiepidemike dhe mbështetjes për ekonominë.
Ministri i ekonomisë Laçezar Borisov tha se një masë e re në mbështetje të biznesit të mbyllur po hyn këtë javë. Një përqindje e xhiros së kompanive të njoftuar para Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave do të kompensohet.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..