Një rënieеparave që emigrantët i dërgojnë në atdheun e tyre do të ketë një ndikim shkatërrues në një sërë vendesh nga regjioni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, prognozon Banka Botërore. Ekspertët parashikojnë një rënie nga 16 % të parave të dërguara nga jashtë, gjë e cila do të çojë deri në një ngushtim të konsumit në këto shtete. Bullgaria është treguar në pozitë të pestë mes shteteve në regjion sipas vëllimit të të ardhurave nga emigrantët. Sipas vlerësimit aty nga fundi i muajit dhjetor shuma nuk do të tejkalojë 2,1 miliardë dollarë ose me 200 milionë më pak nga viti 2019.
Mbi bazën e të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, ekonomisti Gjeorgji Angjellov bën llogaritje se deri në këtë moment paratë e emigrantëve janë rreth 60% më pak. Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar ai saktësoi se ekziston një dallim i madh midis shumave që vijnë nga emigrantët e përhershëm dhe atyre të punëtorëve sezonalë.
Tek kategoria e parë ai llogarit një rënie prej mbi 90% gjatë pranverës, ku deri në këtë moment nuk ka pothuajse asnjë rivendosje. Dhe në qoftë se gjatë një viti normal paratë të cilat kanë mbërritur në vendin tonë nga këta bullgarë janë rreth 100 milionë euro në muaj, tani vijnë pak mbi 10 milionë euro në muaj.
Tjetërsoj është situata me paratë nga zënia sezonale, me fjalë të tjera nga njerëzit, të cilët punojnë përkohësisht në shtete të tjera, shoferë të maunave e të tjerë. “Atje po kështu kishte një rënie të madhe gjatë pranverës, por gjatë 1-2 muajve të fundit vihet re një rivendosje e konsiderueshme”- tha ekonomisti dhe vuri në dukje shuma konkrete - 20 milionë euro në muaj kanë hyrë në vendin tonë gjatë bllokimit të parë në pranverë, kurse tani këtë para arrijnë deri në 60 milionë euro në muaj.
Të dhënat për një avancim të shpejtë ripohohen dhe me statistikën për bullgarët të cilët udhëtojnë jashtë shtetit - gjatë muajve gusht dhe shtator. Gjysmë milionë veta në muaj kanë udhëtuar jashtë shtetit.
Paratë e emigrantëve ndikojnë seriozisht mbi konsumin në Bullgari, i cili u godit fortë gjatë pranverës. “Kishte 20% rënie nga prilli deri në qershor dhe 1/3 prej saj shpjegohet me pakësimin e parave nga emigrantët” - sqaroi Gjeorgji Angjellov. Gjatë verës së këtij viti është llogaritur një tendencë e një rivendosjeje të shpejtë.
Bllokimi i dytë në Bullgari, si dhe ky në shumë shtete evropiane i detyron ekspertët të prognozojnë një dimër mjaft të rëndë. Shpresat janë të drejtuara ndaj pranverës, kur pritet të ketë një zvogëlim të sëmundshmërisë dhe një rimëkëmbje të re të ekonomive.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës..