Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.
Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..
Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..
Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..