Në kuadrin e një operacioni ndërkombëtar, organet bullgare të sigurimit identifikuan 98 "mushka financiare" dhe 100 transferime të paligjshme me një vlerë të përgjithshme prej 2 491 827 euro. Dëmet e parandaluara janë për më shumë se 13 milion euro, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Aksioni u zhvillua në 26 shtete na 15 shtatori deri më 30 nëntori. U zbuluan 4031 "mushka financiare" dhe 277 veta të cilët i rekrutuan. U arrestuan422 veta dhe filluan 1529 hetime.
Më shumë se 500 banka dhe institucione financiare jobankare kanë ndihmuar në raportimin e më shumë se 4 900 transferimeve mashtruese. Sipas statistikave të Evropolit në 90 për qind të rasteve të "mushkave financiare" ka pasur veprimtari të mëparshme të krimit kibernetik.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..