Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filma bullgarë dhe kronika të filmave nga periudha para vitit 1944 tanimë janë në dispozicion në internet

Internet konsumatorët nga e gjithë bota tanimë kanë një prani të lirë deri tek disa nga filmat më kureshtarë bullgarë nga arkiva, të cilat do t’i kthejnë pothuajse në agimin e kinemasë. Kohët e fundit në portalin e filmave European Film Gateaway, u vendosën 43 video materiale bullgare, spote rekalme, si dhe 33 pasqyra të filmave, të cilat përfshijnë periudhën e viteve 1913-1943. Por ky është vetëm fillimi. Filmoteka kombëtare bullgare po përgatit akoma arkiva. Shumë shpejt ato do të bëhen një pjesë e portalit evropian të filmave, i cili bashkon mbi 53 000 tituj filmash dhe mbi 600 000 imazhe nga kujtesa arkivore e Kontinentit të Vjetër.

Platforma është e lidhur me Europeana - portalin e Bashkimit Evropian, i cili jep prani deri tek mbi 58 milionë vepra të digjitalizuara të artit, libra, artefakte, audio dhe video nga e gjithë Evropa.

Koleksioni i filmave bullgarë propozon një udhëtim virtual në historinë e shekullit të 20, kurse hollësira jep Rosen Spasov, një ekspert filmash në Filmotekën Kombëtare Bullgare.

“Seleksionimi ynë përfshin filmin më të hershëm të ruajtur artistik bullgar “Dashuria është një marrëzi”/1917/ të pionierit të kinemasë vendase Vasill Gendov. Mund të shikoni  po kështu realitetin ogurzi të xhiruar nga kamera pas atentatit në kishën “Shën e Diela” gjatë vitit 1925 ose shkatërrimet nga bombardimet mbi Sofjen gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Por, kemi dhe gjëra më të gëzueshme! Si për shembull filmin dokumentar “Deti ynë” i cili na kthen gjatë vitit 1929 dhe na tregon sesi janë dukur qytetet si Sozopoll, Nesebër, Pomorie lumi Ropotamo”.

Në monitorë, si një jehonë nga e kaluara, gjallërojnë demonstratat e komandës së zjarrfikëses të Sofjes, të kryesuar nga Jurij Zaharçuk, ose reklama artistike e birrës ”Shumensko pivo” e njohur akoma gjatë viteve 30 të shekullit të 20.

Kurse një nga filmat tanë arkivorë më të shquar në online portalin është filmi dokumentar i Aleksandër Zhekovit “Lufta ballkanike”/ 1912-1913/, i cili jep një vështrim paprecedent drejt veprimeve ushtarake dhe për jetën në prapavijë. Autori afrohet me kamerën e vet jashtëzakonisht shumë deri tek vija e frontit - diçka absolutisht e ndaluar sipas rregulloreve të atëhershme ushtarake.

Pasqyrat e filmave nga periudha 1941-1944 dokumentojnë  realitetin militarizues të luftës së filluar botërore dhe jetesën ndryshuese të njerëzve. Kronikat zyrtare na tregojnë akoma mbretin Boris i III, Bogdan Fillovin dhe politikanë të tjerë bullgarë dhe të huaj.

Këto pasqyra dhe komente të filmave janë shfaqur nëpër kinematë e vjetra, përpara transmetimit të filmit bazë dhe kanë pasur rolin e lajmeve të sotme -  disa video të shkurtra prej 8-10 minuta me një informacion aktual për atë që ndodh në vend dhe nëpër botë, pikërisht siç janë tani emisionet e shkurtra të lajmeve” - tregon Rosen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: kuadro nga Arkivi i Filmotekës Kombëtare Bullgare




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD