Një nga emblemat e qytetit Ruse - i njohur si qyteti më evropian dhe më i bukur bullgar, i pret miqtë e tij me një kupolë të artë të rinovuar. Bëhet fjalë për Panteonin e Rilindësve i ngritur në zemrën e këtij qyteti danubian. Ky monument i kulturës u rinovua kohët e fundit me mjete nga Projekti i Bashkëpunimit Transkufitar me Rumaninë fqinje. Për këtë qëllim u absorbuan më se 2.7 milion euro. Një pjesë prej mjeteve u shfrytëzuan për meremetimin e kështjellës së vjetër në qytetin rumun përtej Danubit - Giurgiu.
Panteoni i Rilindësve në qytetin Ruse përbën një tempull-eshtërore në të cilin ruhen kockat e 453 ndriçimtarëve të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të pjesëmarrësve të shquar në luftërat.
Godina unike u ndërtua në vendin e varrezës së vjetër të qytetit. Përreth saj u formua një park i mrekullueshëm. Monumenti u inaugurua më 28 shkurt të vitit 1978 me rastin e përvjetorit të 100 nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi turk.
Më mbresëlënës është prarimi i kupolës me sipërfaqe prej 155 metrash katrore. Larja e kubesë me flori vazhdoi më se një muaji. Për këtë qëllim u shfrytëzua flori nga 23.7 karatë. Në kuadrin e projektit u rifreskua edhe parku përreth tempullit-eshtërore, dhe u pastruan letrat me të cilat janë shkruar emrat e më se 400 mbrojtëseve të Rilindjes Bullgare. Në këtë godinë-monument u rregullua një ekspozitë.
Ka për t’u realizuar një itinerar i ri transkufitar turistik i cili do të përfshijë monumentet kulturore dhe historike të të dy qyteteve danubiane - Ruse dhe Giurgiu. Për këtë qellim parashikohet krijimi i një sajti atraktiv në ndihmë të udhëtarëve kureshtarë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i cili do të punojë çdo ditë përveç të hënën dhe të martën. Turistët do të kenë mundësi të shëtisin..
Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedisin, të publikuara nga Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina..
Këtë vit, Bullgaria pati sezonin më të mirë dimëror, tha Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në një konferencë për shtyp, duke iu referuar të dhënave për katër muajt e parë, raportoi BTA. Për herë të parë, u bënë mbi 2 milionë regjistrime..