Gjithnjë e më pak bullgarë arrijnë të plotësojnë kushtet për dalje në pension. Deri në shtator 2020, numri i pensioneve të lëshuara rishtas ishte 62 757 ose 20 484 më pak se në vitin 2015. Evidentohet një rënie prej 24 për qind gjatë 5 viteve të fundit. Vetëm gjysma – 54 për qind dalin në pension me pension personal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshës. Pjesa e pensioneve për shkak të aftësisë së kufizuar mbetet e lartë – 37 për qind. 1/5 e pensionistëve të rinj dalin në pension mbi moshën e zakonshme 66 vjeç e gjysmë, sepse çdo i tretë nuk ka stazhin e mjaftueshëm për t'u pensionuar në rendin e përgjithshëm. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..