Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 dhjetori në Bullgari shënohet edhe si Ditë e Dhuruesit

Monument i Nanço Popoviçit në Shumen
Foto: facebook.com/blagodetelibylgarski

Më 6 dhjetori krahas kremtimit të Ditës së Shën Nikollës shënojmë edhe Ditën e Dhuruesve.

Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1937 në qytetin Shumen në shenje të mirënjohjes ndaj të gjithë mirëbërësve. Data 6 dhjetor u zgjodh me ide të rilindësit Ilija Bllëskov për nder të mirëdashësit Nanço Popoviç (1818 – 1883) i cili Ditën e Shën Nikollës e kishte ditë të emrit.

Nanço Popoviç la trashëgimi fonde për ndërtimin e një nga shkollat e para të vajzave në vend, për mirëmbajtjen e saj dhe për bursa të nxënësve të talentuar.

Pasardhësi i drejtpërdrejtë i shkollës së vajzave në Shumen sot është një nga shkollat ​​më të vjetra dhe më të afirmuara në Bullgari - Shkolla e Mesme e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës “Nanço Popoviç”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD