“Është shumë pak të thuhet se e dua dhe e pëlqej këngën e Stranxhës! Ajo është shumë thellë në zemrën time, e mbaj me dashuri dhe përkulje në shenjë nderimi, do t’i mbetem besnike deri në çastin tim të fundit”- ndan besimin e vet këngëtarja popullore Zllatka Stavreva, e cila sot feston jubileun e vet 70 vjeçar.
Këngëtare, pedagoge dhe organizatore e ngjarjeve folklorike, ajo në mënyrë të palodhur ndjek rrugën e zgjedhur prej saj, të përmbushur me koncerte të shumta tek ne dhe jashtë shtetit, incizime audio dhe video, pjesëmarrje në transmetime të radios dhe të televizionit si dhe në forume ndërkombëtare. Disa nga nxënësit e saj të rritur, sot janë këngëtarë të rinj të njohur, kurse formacionet folklorike e krijuara prej saj janë një pjesë e rëndësishme nga jeta kulturore e disa qyteteve në bashkitë Carevo dhe Primorsko.
“Unë kam lindur në zemër të malit Stranxha-tregon këngëtarja e njohur. Në fshatin tim Kosti edhe sot ruhet tradita e lashtë e nestinarëve /njerëz të cilët vallëzojnë mbi prush/. Në “shkollën e shtëpisë” jam e ushqyer me këngën e bukur të krahinës së Stranxhës. Më kujtohet koncerti i parë, në të cilin mora pjesë –“magjistarja e Stranxhës”, Magda Pushkarova - këngëtarja e madhe kishte ardhur të këndojë në fshatin tonë. Unë e dëgjoja e mahnitur dhe pa marrë frymë. Mezi 15 vjeçe shkova në qytetin Burgas, që të vazhdoj arsimin tim. Aty, në grupin “Kënga e Trakisë”, filloi rruga ime krijuese. Kam marrë pjesë në disa ansamble folklorike në qytet, kam realizuar koncerte si soliste dhe si pjesë nga formacione të ndryshme. Gjatë vitit 1992 filluam me motrën time më të vogël Irina të këndojmë në duet. Morëm një përkrahje të madhe nga Gjeorgji Pavllovi, i cili na quajti “dallëndyshet e bardha të Stanxhës”. Magjistarja e Stranxhës na shpalli për vajza të saj shpirtërore dhe trashëgimtare në artin e interpretimit, kurse gjatë vitit 2000 na la si trashëgimi tekste dhe melodi të këngëve të saj.”
Veprimtarinë e saj të koncerteve, zonja Stavreva e vazhdon dhe pas kthimit të vet në krahinën e Stranxhës në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar, por më shumë kohë dhe përpjekje i kushton punës së saj me grupet folklorike. Tanimë 16 vjet drejton formacionin e fëmijëve të krijuar prej saj “Nestinarçe” pranë Vatrës Popullore të Kulturës “Gjeorgji Kondollov” në qytetin Carevo. Në fshatin fqinjë Llozenec themelon “Llozençe”, po kështu një grup folklorik të fëmijëve.
Njëkohësisht me këtë drejton dhe grupin folklorik të grave të fshatit, kurse gjatë vitit 2008 krijon dhe një grup të këngëve të meshkujve, i cili ringjall atë tip të të kënduarit të rrethit të Stranxhës dhe ruan në repertorin e vet shembuj të lashtë. Formacionet folklorike të fëmijëve “Urdoviza”/në emër të qytezës më të lashtë në rajonin e qytetit të sotëm Kiten / dhe “Bozhuret e kuq” në bashkinë Sredec, po kështu janë të krijuar nga këngëtarja.
“Këta talent të rinj kanë sjellë dekorata të shumta, shumë lavdi. I jam shumë mirënjohëse fizarmonicistit Pllamen Janev, me të cilin punoj, si dhe kryetarëve të bashkive të këtyre bashkive, të cilat na përkrahin, që të rriten dhe të zhvillohen më tej fëmijët dhe njerëzit e talentuar. Disa prej tyre u realizuan me një sukses të madh: Kostadin Mihajllov - një këngëtar popullor nga krahina e Stranxhës dhe studiues i historisë të krahinës së tij të lindjes, Janisllav Kostov Ivanov - pedagog i muzikës dhe i lëndës së historisë. Krenohem dhe me Gjeorgji Jovnov, Stefani Stojanova, Petër Manollov dhe akoma shumë të tjerë... Jam shumë e kënaqur nga puna ime dhe nga sukseset e tyre.”
Përsëri me përkrahjen e ekipeve të bashkive, Zllatka Stavreva krijon dhe disa festivale folklorike.
Në lidhje me përvjetorin e saj jetik dhe me 55 vjetorin e veprimtarisë së saj krijuese, Kostadin Mihajllov ka mare përsipër të shkruajë një libër biografik të titulluar “Vajza e krahinës legjendare të Stranxhës”. Ai do të prezantohet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm në qytetin Burgas dhe në akoma disa vende të tjera, të lidhura me veprimtarinë profesionale të këngëtares së madhe të Stranxhës. Kështu, pavarësisht dhe me vonesë, trashëgimtarët dhe pasuesit e saj do të mund të shënojnë festën, të cilën ne sot me gjithë zemër e urojmë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..