Deputetët nga partia qeverisëse GERB ndryshuan Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe Fondin e Banesave. Kjo i jep qeverisë të drejtën për të ndryshuar datat e regjistrimit në rast emergjence ose epidemie. Me një ligj nga viti 2018, regjistrimi duhet të zhvillohet nga 22 janari deri më 15 shkurt 2021.
Sipas parashtruesve të ligjit, ekziston rrezik për qytetarët dhe regjistruesit gjatë vizitave në shtëpi. Sipas praktikës në BE, regjistrimi kryhet çdo 10 vjet dhe ai i fundit ishte në vitin 2011. Mblidhen të dhëna gjithashtu edhe për karakteristikat etnokulturore dhe statusin shëndetësor, efikasitetin e energjisë, sigurinë materiale dhe shërbimet sociale.Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..