Bullgaria kërkon që djathi dhe kosi të shkruhen në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura të Origjinës dhe të Treguesve të Mbrojtur Gjeografikë, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë. Kërkesa për Komisionin Evropian është parashtruar nga shoqata "Produktet e qumështit tradicional bullgar".
Para regjistrimit produktet u nënshtrohen kontrolleve të mënyrës së përgatitjes dhe historive të prodhimit të tyre që zgjasin deri në 2 vjet. Me regjistrimin përfundimtar të djathit dhe kosit bullgar në regjistër, Bullgaria do të jetë në gjendje t'i eksportojë ato në BE dhe vendet e tjera me një emër të përbashkët, gjë që është një lehtësim për eksportin e tyre, njoftoi programi BNR i Horizont.
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..