Një prej qyteteve më të vjetra në Evropë – Stara Zagora, është finalist në kategorinë “Bashkia e madhe me kontribut në turizëm” të Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit për vitin 2020, të cilat do të dorëzohen në një ceremoni zyrtare në Sofje më 21 dhjetor, në rast zhvillimi të favorshëm të situatës rreth Covid-19.
Me historinë e vet mijëvjeçare (8000 vjet) Stara Zagora është një destinacion tërheqës kulturor-historik, i cili u ofron turistëve një shumëllojshmëri të madhe prej ekspozitash muzeore dhe monumentesh arkitekturore nga epoka të ndryshme.
Disa prej objekteve më tërheqëse në rajon janë muzeu “Banesat e neolitit” ku ndodhen disa prej mbeturinave të ruajtura më mirë në Evropë nga epoka e neolitit të hershëm (mijëvjeçari i VI para Krishtit), dhe rezervati arkeologjik “Avgusta Trajana-Vereja”, në të cilin mund të shihet sheshi i forumit me amfiteatrin, rruga kryesore antike, porta perëndimore e qytetit, muret e kështjellës dhe mozaikë të mrekullueshme.
Bëjnë përshtypje kompleksi arkitekturor “Muzeu i feve” dhe Muzeu Historik Regjional, ekspozita e të cilit prezanton historinë e regjionit që nga mijëvjeçari i VI para Krishtit deri në rimëkëmbjen e qytetit pas Luftës Ruso-Turke /1877-1878/.
Në qytet ndodhet shtëpia e poetit të madh bullgar Geo Milev /1895-1925/ еshndërruar në një muze në mes të shekullit të kaluar,dhe muzeu “Stara Zagora letrare”, i cili paraqet jetën dhe krijimtarinë e poetëve dhe shkrimtarëve të njohur nga Stara Zagora pas fundit të shekullit XIX.
Stara Zagora është i njohur gjithashtu si qyteti i blirëve dhe rrugëve të drejta. Arkitektura më e ndryshme në krahasim me atë të vendbanimeve të vjetra të Bullgarisë i detyrohet planit modern urban të krijuar për rimëkëmbjen e qytetit të shkatërruar gjatë Luftës Ruso-Turke /1877-1878/. Pamja e tij karakteristike - rrugët e drejta me pemë bliri dhe hapësira të gjera të gjelbra, i shton itineraret kulturore dhe historike.
Jeta kulturore, mundësitë për argëtime, Banjat Minerale të Stara Zagorës e pasurojnë edhe më shumë ofertën turistike të destinacionit, i cili arriti në finalet e edicionit të gjashtë të oskarëve ballkanikë “Balkan Awards of Tourism Industry 2020”.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..