Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Ilieva për distancën, kauzat dhe artin në kohërat e vështira

Këngëtarja e njohur dhe producente muzikore gjatë viteve të fundit Maria Ilieva është anëtare e përhershme e jurisë në formatet e ndryshme televizive. Një pjesë serioze nga koha e vet ajo ia kushton djalit të vet të vogël Aleksandër, si dhe njerëzve të saj më të afërt. Këngëtarja e bukur jo njëherë ka thënë se për të familja është mes vlerave më të mëdha.

Ajo është mes personaliteteve të njohura në Bullgari, të cilët marrin përzemërsisht iniciativa të ndryshme të bamirësisë. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ajo tregon për pjesëmarrjen e saj në fushatën e UNICEF-it, kushtuar fëmijëve, të cilët kanë problem me komunikimin - të ashtuquajturit “fëmijë jo verbal”. Paratë nga kjo fushatë do të investohen në arsimimin e profesionalistëve, të cilët në një mjedis normal të ndihmojnë për zhvillimin e këtyre fëmijëve. “Integrimi si tërësi  tek ne është problem, por rezultatet janë të mira - shoqëria jonë është e përbërë prej njerëzve shumë të dhembshur dhe të përkujdesur”, është e bindur Maria.


Aktualisht këngëtarja e njohur punon mbi një këngë të re dhe kjo i jep një frymëzim. Kuptohet, i mungojnë takimet me publikun.“Ky izolim mendoj se do të na kthejë mjaft mbrapa dhe do të ketë nevojë prej shumë kohë, përpjekjeje  dhe këmbënguljeje të madhe që ne përsëri të kërkojmë të jemi bashkë, të jemi në koncerte, në sallat teatrale dhe të operës”.

“Po vë re se distanca e imponuar fillon të ndikojë dhe në marrëdhëniet më të afërta, po fillon të qarkullojë një frikë nga fakti të afrohemi njëri me tjetrin. Në fund të fundit ky afrim na jep forcë, qetësi dhe siguri - ne kështu jemi të formuar. Kjo në këtë moment është një agoni mjaft e rëndë. Sikurse dhe pesha jonë kulturore nuk është dhe kaq e mjaftueshme në kohën e re, që të mund t’i japim llogari vetes se arti nuk është një farë tekë dhe një moment i lehtë, arti është ushqimi ynë shpirtëror. Ai na jep atënga e cila kemi një nevojë më të madhe në një botë materiale-vlera, shtylla të forta të cilat mbajnë shpirtrat tanë dhe na japin një vetëdije kombëtare në të njëjtën kohë.

Ne asnjëherë nuk kemi pasur në kohën tonë ndonjë politikë të jashtëzakonshme shtetërore në drejtim të përkrahjes dhe të zhvillimit të artit dhe të kulturës. Tani ka disa iniciativa jo të këqija, të lidhura me këtë. Pavarësisht nga të gjitha vazhdimisht rikujtoj fjalët e stërgjyshes sime të dashur: “Dhe kjo do të kalojë, bir”. Unë e di se do të kalojë, e di se do të kujtohemi për të me një ndjenjë pak jo të këndshme për këtë periudhë dhe në një farë momenti nuk do t’i kushtojmë një rëndësi të tillë. Por, tani jemi në të dhe ju uroj që të gjithëve një psikikë të fortë. Është shumë e rëndësishme që të ruhemi nga ana psikike, sepse fizikisht disi do të shpëtojmë. Mbase dashuria dhe komunikimi aktiv, pavarësisht dhe vetëm në mënyrë verbale, pa qenë bashkë, janë një garanci se do të mund të ruhemi dhe do të përjetojmë me sukses këtë periudhë”.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD