Shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike ÇEZ zbuloi vjedhjen më të madhe të energjisë elektrike në historinë e vet, njoftoi ÇEZ.
Për shkak të anomalive të konstatuara të konsumit të energjisë elektrike në rajonin e fshatit Herakovo të rrethit të Sofjes ekipe të shoqërisë dhe të policisë zbuluan në një godinë bujqësore të fshatit një fermë ilegale për kripto-valutë. Në ndërtesë ka pasur makina të instaluara, të cilat kanë shërbyer mbi 1000 konfigurime kompjuterike, të përdorura për mining-un e kriptovalutës.
Sipas llogaritjeve të para të shoqërisë vjedhja e energjisë elektrike është e barabartë përafërsisht me konsumin mujor të 4250 familjeve.Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..