Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Informacion i azhurnuar për udhëtarët për në Bullgari në kushtet e Covid-19

| rinovuar më 21-01-29 6.21.MD
Foto: arkiv

Që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.

Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.

Qytetarët e të gjitha vendeve jashtë BE-së nuk do të kenë të drejtën të hyjnë në Bullgari deri më 31 janar 2021 sipas një urdhi tjetër të Ministrit të Shëndetësisë. Ai hyri në fuqi më 1 dhjetor 2020 dhe zgjat me 2 muaj regjimin e vendosur në shtator.

Përveç qytetarëve të BE-së, ndalimi nuk prek shtetasit e Hapësirës së Shengenit, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnja dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Bjellorusisë dhe Turqisë.

Masat nuk zbatohen për disa nëpunës të veçantë - specialistë mjekësorë dhe punonjës shkencorë, punonjës socialë dhe menaxherët e tyre, furnitorë të ilaçeve, zyrtarë, etj.

Qytetarët e vendeve për të cilat lejohet hyrja, por me pikënisje të udhëtimit nga një vend në Listën e Ndaluar, duhet të paraqesin një test negativ PCR. Përjashtim lejohet për udhëtarët transit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 14 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Histori” mund të mësoni fakte interesante për kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë...

botuar më 24-08-14 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 gusht 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë do t’ju informojmë për koncertet akapele të formacionit "Spektrum". Ju urojmë minuta të këndshme! 01.27 – Lajmet 10.30 –  Kënga e Ditës 

botuar më 24-08-13 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 12 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lamtumirë, dashuri" në interpretim të Jordanka Hristovës. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-08-12 3.00.MD