Sivjet përhapja e koronavirusit tërheq vëmendjen e njerëzve të gjithë botës. Edhe në kryeqytetin shumëmilionësh anglez tashmë jeta nuk është e njëjtë, thotë bullgaria Sabina Nedelcheva-Williams. Më se 20 vjet ajo jeton jashtë kufirit, ndërsa në Londër e kaloi gjysmën prej tyre. Ajo kujton fillimin e lumtur të vitit 2020 me takime të këndshme dhe të frytshme me bashkatdhetarët tanë në Londër. Pastaj gjithçka u ndal papritur për shkak të pandemisë. Që atëherë libraria e vogël dhe restorantet ku zakonisht mblidheshin bullgarët janë të mbyllura.
Jeta në qytetin e ngarkuar vazhdoi por me distancën midis njerëzve. Kështu punon në momentin e tanishëm edhe Sabina, e cila është ilustruese dhe jep mësime të artit figurativ në një kolegj britanik. Ajo thotë se nuk është dëshira për një punë fitimprurëse që e çoi atë në Angli, por fuqia e fatit e takoi atë me një partner martese nga Ishulli. Ajo është pasardhëse e njerëzve të artit prandaj pasioni ndaj pikturimin e ruan edhe në Angli.
“Kam punuar si pedagoge universitare, dhe në vende të tjera ku nuk ishte art i pastër, sepse në botë njeriu nuk mund të merret plotësisht me të. Mirëpo, gëzohem se e kam ruajtur aftësinë për të pikturuar – thotë Sabina e cila shpesh u jep mësime të pikturimit dhe të ilustrimit bullgarëve në Angli.
Këtu në Angli nuk jam ndjerë si e huaj. Gjithnjë kam takuar një sjellje të ngrohtë, miqësore, përkrahëse. Britanikët janë të rezervuar ndaj të huajit, por kur i kushtoni vëmendjen dhe zemrën punës, atëherë merrni mbështetjen e tyre të plotë.”
Për Natën e Buzmit e cila e paraprin Krishtlindjen në shtëpinë e familjes Williams patjetër do të ketë një numër tek gjellësh pa mish për të ngrënë në mbrëmje. Ashtu siç është tradita bullgare brumoset një pogaçe me kësmet, shtëpia stoliset, trapeza temjaniset. “Gruaja e vendos këtë traditë në shtëpi, doemos në respektim të zakoneve angleze”, thekson Sabina.
“Për mua rrënja, kultura, gjuha janë shumë të rëndësishme në jetën e një personi. Kam një ndjenjë të fortë për të lexuar, për të folur dhe nuk mund të privohem nga kjo energji e cila mban në vet veten gjuhën bullgare, këngën bullgare. Fëmija im mund të mos vazhdojë jetën e tij në Bullgari, por edhe jashtë shtetit ne përpiqemi të ruajmë fjalët amtare, të folurin dhe mënyrën bullgare të të menduarit. Kjo është pasuria jonë. Edhe kam ëndërruar që çdo bullgar i cili nuk ka qenë jashtë të paktën për një kohë të jetojë jashtë. Sepse kur kthehet edhe më shumë do të vlerësojë traditat bullgare, do t’i respektojë ato dhe do t’i mbajë ato edhe më shumë. Bullgaria kalon përmes një krize të vazhdueshme dhe nuk është e lehtë për asnjeri. Prindërit e mi jetojnë në mëmëdhe dhe unë ruaj gjithçka që është bullgare në vetvete. Por të gjithë ne, bullgarëve, na duhet kohë për t’u zhvilluar dhe për të besuar në cilësitë tona të mira.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Sabina N Williams
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..