Në forumin vjetor Inovacione BG Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për një model të ri të financimit në inovacione, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Bullgaria renditet në vendin e 37-të në klasifikimin e Indeksit Global të Inovacionit 2020. Ky është një përmirësim i rëndësishëm krahasuar me vitin 2012, ndërsa në zhvillimin e infrastrukturës digjitale renditet midis qendrave të biznesit me rritje më të shpejtë në Evropë, tha Radev.
Megjithëse shpenzimet e përcaktuara kombëtare për veprimtari shkencore dhe zhvillimore janë 1.5% e PBB-së, në vitin 2019 ato ishin vetëm 0.84%, ndërsa në vendet e BE-së janë mbi 3% prej PBB-së, bëri konkluzion Presidenti.
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..