Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare më 22 dhjetor kremton Shën Anastasiën

Shën Anastasia
Foto: arkiv

Anastasia lindi në shekullin e 3-të në familjen e një romaku fisnik dhe të pasur. Babai i saj ishte pagan, por nëna e saj ishte e krishterë. Ajo u rrit në besimin e krishterë. Anastasia ia kushtoi tërë jetën shërbimit të Zotit dhe të vuajturve. Ajo e konsideronte pasurinë e vet si një mjet që ia besoi asaj Zoti për të mirën e të tjerëve. Anastasia u dënua me vdekje për besimin e saj në Krishtin dhe u dogj në vitin 290. Më vonë, lipsanet e saj u transferuan në Kostandinopojë.

Në përfytyrimet popullore shenjtorja përbën imazhin e  krishteruar të vdekjes. Në këtë ditë, gratë, veçanërisht nënat, nuk bëjnë asgjë për të mbajtur fëmijët e tyre të mos sëmuren. Brumosen kulaçe që lyhen me mjaltë dhe pas kësaj shpërndahen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ikona më e vjetër në Bullgari është me imazhet e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit

Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..

botuar më 25-05-06 5.55.PD
Monumenti i Pavell Bobekov në qendrën e qytetit Panagjurishte

Pavell Bobekov dhe gramatika e Kryengritjes së Prillit

Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..

botuar më 25-05-01 6.55.PD

Dollnosllav - qytetërimi i harruar, më i vjetër se Troja dhe bashkëkohës i Shumerit

Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..

botuar më 25-04-26 8.25.PD