Nënpresidentja Ilijana Jotova dërgoi deri në 40 libra të autorëve bullgarë në 18 shtete me rastin e festave të fundvitit, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës. Ato do të marrin letërsi historike dhe biografike dhe libra për fëmijë.
Adresati më i largët është fondacioni argjentinas-bullgar në Buenos Aires, ndërsa më i afërti – Qendra Kulturore Informative në Bosilegrad të Serbisë.
Shoqatat janë zgjedhur në bazë të pjesëmarrjes së tyre aktive në iniciativat e Nënpresidentes Jotova gjatë vitit 2020.
“2020-ta ishte një vit i rëndë për tërë botën. Kriza na rikujtoi se sa shumë varemi njëri nga tjetri... Kufizimet fizike nuk duhet të shndërrohen në distanca sociale dhe emocionale” – tha Jotova në përshëndetjen e saj ndaj bullgarëve jashtë shtetit.
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..