Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër i pikturuar me dorë rindërton Sofjen nga e kaluara

Dhjetëra janë njerëzit të cilët kanë shkruar për Sofjen - qyteti i cili “rritet por nuk mplaket”, qyteti i përmbushur me tradita, i cili ruan kujtimin për kohëra të kaluara, qyteti i cili zhvillohet dhe shumë shpejt kthehet në një kryeqytet modern evropian. Por, një libër i ri, i pazakonshëm jep një vështrim tjetër mbi historinë dhe arkitekturën e njërit prej kryeqyteteve më të lashta në Evropë. Ai është fryt i një pune shumëvjeçare të arkitektit Todor Vojnikov. Çfarë e dallon nga të gjitha botimet e tjera?

“Si fillim, i gjithë libri është i pikturuar krejtësisht me dorë, në të nuk ka asnjë vijë, e cila të ketë një prejardhje elektronike ose shtypi. Vendosa se në këtë mënyrë formohet një menjëhershmëri më e madhe - tregon Todor Vojnikov. Gjëja tjetër karakteristike është se ai përbëhet deri në një shkallë të madhe prej kujtimeve “të gjalla” të dëshmitarëve okularë. Synimi im qe,që çdo një nga këto kujtime të kthehet në një ilustrim, të fitojë një pamje vizuale.”

Puna mbi librin fillon gjatë vitit 2004. Todor Vojnikov krijon punimin e tij në paus (letër orizi). Bën përshtypje precizimi i madh dhe i përpiktë me të cilin janë vizatuar godinat dhe rrugët, si dhe dorëshkrimi i hollë dhe fin i teksteve, një pjesë prej të cilëve përbëjnë citate dhe gjykime të autorit. Pjesa më e madhe e pikturave janë kopje  të fotografive ose të imazheve ekzistuese, kurse ideja bazë  është të mund të “rikonstruktohet” Sofja nga e kaluara dhe të tregohet sesi ka ngjarë qyteti  gjatë periudhave të ndryshme nga zhvillimi i vet.

“Libri mund të ndahet në mënyrë më të përgjithësuar në dy pjesë: përpara Çlirimit (1878) dhe pas - sqaron autori. Si një strukturë qyteti është një pasqyrim i dy perandorive – ajo Romake (më vonë Perandoria Bizantine) dhe ajo Osmane. Midis periudhës romake dhe asaj osmane Sofja nuk ka asgjë të përbashkët, këto janë dy qytete të ndryshme. Unë rikrijova në mënyrë tredimensionale sesi janë dukur ato. Pas Çlirimit paraqitet një qytet tipik, i ndërtuar në bazë të modelit evropian. Dhe po kështu jam munduar të krijoj një imazh tredimensional nga pamja e zogut sesi është dukur Sofja gjatë asaj kohe”. 

Arkitekti tregon se një ndikim të fortë i ka bërë libri i Dimo Kazasovit “Rrugë, njerëz, ngjarje”.

“E perceptova se çfarë ka përjetuar Sofja. Bombardimet e pjesës qendrore gjatë vitit 1944 shkatërrojnë rrugët, por në fakt shkatërrimet vazhdojnë  dhe shumë pas kësaj deri në vitin 1970, sepse plani për ndërtimin e qendrës së Sofjes përmban shkatërrimin e godinave kyçe. Kjo më provokoi për të restauruar, të bëjë studime me qëllimin ringjalljen e pamjeve të harruara. Me njerëzit po kështu ngjanë disa gjëra jo të këndshme. Një pjesë nga elita bullgare qe shkatërruar, e flijuar. Dhe jo rastësisht libri u përmbush me njerëz - në të ka 800 bashkatdhetarë tanë, kryeqytetas, disa të ardhur më vonë në qytet, të cilët janë të lidhur me qytetin”.

Në këtë libër secili do të gjejë diçka për veten e vet, në varësi nga preferencat e veta personale dhe kjo e emocionon njeriun e veçantë.

Qyteti nuk mund të jetë një grumbullim vetëm i gurëve, tullave dhe drurit. Ai duhet të jetë një pjesë e kulturës sonë, e emocioneve tona. Dua që qytetarët, të cilët e lidhin qytetin me gjëra të rëndësishme me një karakter moral, të cilat i mbajnë në zemër, të shikojnë shembujt për këtë sesi qyteti fillon të ringjallet” - thotë Teodor Vojnikov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD