Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.
Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..