Pensionet e punës dhe pensionet sociale do të vazhdojnë të rriten sipas të ashtuquajturës "rregullore zvicerane" nga 1 korriku 2022 dhe 2023, përkatësisht me 5.5 dhe 5.6%. Kjo është shënuar në një analizë të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore për pandeminë Covid-19 dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.
Kështu, nga 1 korriku 2022 pensioni minimal për kohëzgjatjen e shërbimit të punës dhe moshën do të arrijë 316,50 leva /162 euro/, ndërsa nga 1 korriku 2023 – 334,22 leva/ 171 euro/.
Pensioni social i pleqërisë do të arrijë 159 leva /81 euro/ nga 1 korriku i vitit 2022 dhe përkatësisht 165,68 leva /85 euro/ nga 1 korriku 2023.
Tavani i pensionit është 1.440 leva /716 euro/.
Informacioni është i reporteres Maria Kostova.Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..